18-21 Maj ne Paris në France vetëm 499 Euro/Personi
Dita e parë :Udhëtimi me avion për në Paris. Pritja në Aeroportin Charles de Gaulle. Transferimi me autobus komod për në hotel. Sistemimi në Hotel.
Dita e dytë: Mengjesi ne hotel. Vizitë panoramike e Parisit. Vizitohen: Harku i Triumfit, Katedralja e Parisit, Shëtitje në Avenynë e famshme të Champs Elysées, Pasdreke: Pallati Invalideve, Katedralja e Parisit, Varri Napoleonit, Panteon, Kopshti Luksemburgut, Lagja Montparnasse, Shëtitje me anije në Seine, Kulla Eiffel.
Dita e tretë: Mengjesi ne Hotel. Vizitë në: Place Vandome, Place de la Concorde, Opera dhe Shopping në Galeritë Lafayette, Pasdite, Muzeu Luvrit dhe Kopshti Tyilerive.
Dita e katërt: Mengjesi ne Hotel. Vizite: Lagja moderne te Parisit “La Défense”, Qendra tregtare “4 Temps”. Transferimi për në Aeroport. Udhëtim me avion për në Shqipëri.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobuz.
3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.