Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Makina me Qera 25%

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Grup ne Barcelone Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-120 Hoteli Ofertës: Standart
Kategoria Ofertës: Barcelone, 22 Dhjetor, 5 Dite,399 € Vendi: Barcelona, Spanje
Udhëtimi Radhës: 22/12/2019 - 26/12/2019 || 4 Net dhe 5 Ditë
Transporti: Avion
Nga 399 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
22/12/2019 26/12/2019 5 Dite / 4 Net 399 € 0€ Mëngjes
Barcelone  5Dite/4Nete

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Podgoricës. Fluturimi direkt Podgoricë - Barcelonë. Nisja nga Podgorica në orën 14:15, Mbrritja në Barcelonë në orën 16:40. Transferta për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar. Gjatë pasdites, shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Pasdite vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite, Shopping dhe Pasdite,
OPSIONALE: Vizitë në Manastirin Monserrat.
Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Podgoricë. Nisja nga Barcelona në orën 11.15. Mbrritja në Podgoricë në orën 13:40. Nisja me autobus nga Podgorica në Tiranë.

Shenim: Cmimi 399Eur p/person te rritur ne dhome dyshe/treshe

Në pagesën  përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Podgorice - Barcelonë - Podgorice.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 4 netë, 
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 42 x 32 x 25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 


Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Grup ne Barcelone
Kodi Ofertës :
O-ETR-120
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Barcelone, 22 Dhjetor, 5 Dite,399 €
Kohëzgjatja :
4 Net dhe 5 Ditë
Nisja e Radhës :
22/12/2019 - 26/12/2019
Transporti :
Avion
Shteti, Qyteti/Zona :
Spanje
Cmimi Ofertës :
Nga 399 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania