Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Grup ne Barcelone Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-120 Hoteli Ofertës: Standart
Kategoria Ofertës: Barcelone, 3, 24 Tetor, 4 Dite,399 € Vendi: Barcelona, Spanje
Udhëtimi Radhës: 03/10/2019 - 06/10/2019 || 3 Net dhe 4 Ditë
Transporti: Avion
Nga 399 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
03/10/2019 06/10/2019 4 Dite / 3 Net 399 € 0€ Mëngjes
24/10/2019 27/10/2019 4 Dite / 3 Net 399 € 0€ Mëngjes
Barcelone 
Dita e Parë
 :Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Podgoricës. Fluturimi direkt Podgoricë - Barcelonë. Nisja nga Podgorica në orën 13:45, Mbrritja në Barcelonë në orën 16:10. Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë :Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë Parkun e mrekullueshëm Guell,i modeluar nga Antoni Gaudi. Më vonë do të shkojmë për të vizituar Sagrada Familia, bazilikën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga Antoni Gaudi,e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës. Vizita e qytetit do të fillojë nga Aquariumi e Barcelonës. Më vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve,Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Më vonë do të shkojmë tek Torre Agbar. Pasdite e lirë ose opsionale vizitë në Manastirin Monsarrat (pagesë shtesë). Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë : Mëngjesi në Hotel. Paradite,vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore të Barcelonës,si:Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olompik dhe sheshet olimpike,Museu Catalan d'Arts. Do të vazhdojmë shëtitjen tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom,statuja e Kristofor Kolombit. Aty do të vizitojme edhe rrugen tregtare Las Rambas,ku gjndet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial aty pranë.Më pas do të shkojmë për të qëndruar tek Marina Olimpike si dhe tek dy kullat më të larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre. Në pasdite do të shkojmëtek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt :Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Podgoricë. Nisja nga Barcelona në orën 10.45. Mbrritja në Podgoricë në orën 13:10. Nisja me autobus nga Podgorica në Tiranë.

Shenim: Cmimi 399Eur p/person te rritur ne dhome dyshe/treshe

Në pagesën  përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Podgorice - Barcelonë - Podgorice.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë, 
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 42 x 32 x 25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 


Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Grup ne Barcelone
Kodi Ofertës :
O-ETR-120
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Barcelone, 3, 24 Tetor, 4 Dite,399 €
Kohëzgjatja :
3 Net dhe 4 Ditë
Nisja e Radhës :
03/10/2019 - 06/10/2019
Transporti :
Avion
Shteti, Qyteti/Zona :
Spanje
Cmimi Ofertës :
Nga 399 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania