Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Barcelone Tour me Autobuz Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-508 Hoteli Ofertës: Standart hotel
Kategoria Ofertës: Barcelone, 7 Dite, 15Shtator, 13Tetor, 329 € Vendi: Barcelona, Spanje
Udhëtimi Radhës: 15/09/2019 - 21/09/2019 || 6 Net dhe 7 Ditë
Transporti: Autobus
Nga 329 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
15/09/2019 21/09/2019 7 Dite / 6 Net 329 € 0€ Mëngjes
13/10/2019 19/10/2019 7 Dite / 6 Net 329 € 0€ Mëngjes
Barcelone Tour me Autobuz 7 Dite.
Dita e Parë:
 Nisja në orën 03:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin Kroat.Vazhdimi i udhetimit për në Rijeka. Mbërritja në Rijeka. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Nisë. Ndalesë e shkurtër në Monte Carlo për rreth 2 orë, ku vizitohet  ku do të vizitohen Kodra La Rocher Ku gjendet Muzeu Oqeanik, Parku i Greys Kelly, Katedralja e Shen Nikolles, më vonë vizita vazhdon në Portin e Condemine si dhe te Kazinoja e Monte Carlos. Vazhdimi i udhëtimit për në Nisë. Mbërritja në Nisë. Sistemimi në Hotel. Shëtitje në mbrëmje në Nisë ku do të vizitohen Rruga Kryesore e qytetit Rue de Jean Medecine, Esplanade Des Anglais, Sheshi Massena, Katedralja e Shën Nikollës, Palais de Justice. 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Barcelonë. Ndalesë e shkurtër në Kanë (Cannes) për rreth 2 orë, ku do të vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Mbërritja në Barcelonë. Sistemimi në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Palau Catalan, Sheshi Espanja, Barceloneta, Kullat me te larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre, Marina Olimpike, Fshati Olimpik e cila ka qenë shtëpia e atletëve gjatë lojrave Olimpike, Sagrada Familja. Vazhdon vizita në këmbë duke filluar nga Sheshi Catalunya në lagjen ku gjenden dy vepra të Antoni Gaudi si Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera, më pas do të vizitohet Katedralja e Barcelonës, sheshi Shën Jaume, do të shikoni vendet e frekuentuara nga artisiti i famshëm Picasso dhe me pas vizitohet Muzeu Picasso, etj. Pasdite e lirë. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Monserratit. Pasdite, Nisja për në Marsejë. Mbrritje në Marsejë, ku vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit: Bazilika e shek të 19 Notre Dame De La Garde, Pallati Longchamp, Harku i Triumfit Tour D'Aix,  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja në ora 8.00 për në Milano. Gjatë rrugës nalesa të shkurtra. Mbrritja në Milano, ku do të vizitohen Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Vazhdimi i udhëtimit për në Udine. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Trieste për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritje në Tiranë.

Çmimi për person në dhomë dyshe 329 Euro.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë - Rijeka - Nisë - Barcelonë - Milano - Tiranë.
2. Akomodim në hotel: Fjetje 2 netë në Barcelonë, 1 natë në Rijeka, 1 natë në Nisë, 1 natë në Marsejë dhe 1 natë në Trieste. 
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume..
Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Barcelone Tour me Autobuz
Kodi Ofertës :
O-ETR-508
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Barcelone, 7 Dite, 15Shtator, 13Tetor, 329 €
Kohëzgjatja :
6 Net dhe 7 Ditë
Nisja e Radhës :
15/09/2019 - 21/09/2019
Transporti :
Autobus
Shteti, Qyteti/Zona :
Spanje
Cmimi Ofertës :
Nga 329 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania