Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Tur kulturor ne Beograd Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-500 Hoteli Ofertës: Standart hotel
Kategoria Ofertës: Beograd,1, 28, 29 Nentor 3 Dite, 89 € Vendi: Beograd, Serbi
Udhëtimi Radhës: 01/11/2019 - 03/11/2019 || 2 Net dhe 3 Ditë
Transporti: Autobus
Nga 89 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
01/11/2019 03/11/2019 3 Dite / 2 Net 89 € 0€ Mëngjes
28/11/2019 30/11/2019 3 Dite / 2 Net 89 € 0€ Mëngjes
29/11/2019 01/12/2019 3 Dite / 2 Net 89 € 0€ Mëngjes

Serbi 

Dita e Pare: Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Maqedonisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbërritja në Shkup. Gjatë mesditës do të vizitohet kryeqyteti i Maqedonisë dhe monumentet më interesante të tij si: Sheshi i Maqedonisë edhe mumentet si Statuja e luftëtarit mbi Kal, Harku i triumfit "Porta Makedonija", statujat e Tsarit Samiul dhe të Filipit të II, Parlamenti i Maqedonisë, Rruga tregtare "Makedonija Ulica", Shtëpia memoriale e Nën Terezës, Ura e gurtë, statujat e Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Lagjia Shqiptare Çarshi dhe monumentet që gjenden aty si Xhamia e Murat Pashës edhe ajo e Shkupit. Do qëndrojmë në Shkup për të konsumuar drekën edhe gjatë pasdites do të nisemi për në Beograd. Rruga për në Beograd do të kalojmë nga lugina e Preshevës, aty ku gjendet minoriteti Shqiptar në Serbi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Mbërritja në Beograd, sistemimi në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor "Kneza Millosha", Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe "Bllokun" e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve "Skadarska Ulica", ku do të qëndrojmë për drekë tek restorantet që gjendet aty. Darka e lirë. Akomodimi në hotel ne Beograd.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizirohet qëndra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë "New Born", bulevardi Nënë Tereza ku gjenden Teatri Kombëtar edhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.

Cmimi 89€ p/person ne dhome dyshe / treshe 

Ne cmim përfshihet:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel për 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në cmim nuk përfshihet:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.


Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Tur kulturor ne Beograd
Kodi Ofertës :
O-ETR-500
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Beograd,1, 28, 29 Nentor 3 Dite, 89 €
Kohëzgjatja :
2 Net dhe 3 Ditë
Nisja e Radhës :
01/11/2019 - 03/11/2019
Transporti :
Autobus
Shteti, Qyteti/Zona :
Serbi
Cmimi Ofertës :
Nga 89 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania