Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Makina me Qera 25%

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Tour ne Bregdetin Dalmat Mëngjes dhe Darkë

Kodi Ofertës: O-ETR-784 Hoteli Ofertës: Standart hotel
Kategoria Ofertës: Bregdeti Dalmat, 6,13Mars, 4Dite 119€ Vendi: Dubrovnik, Kroaci
Udhëtimi Radhës: Data të Papërcaktuara || Qëndrimi Papërcaktuar
Transporti: Autobus
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment Komente
Për momentin nuk ka asnjë datë të paracaktuar për këtë udhëtim. Nëse jeni të interesuar për këtë paketë turistike, ju lutemi të na kontaktoni për detaje të mëtejshme! Klikoni këtu për të na kontaktuar.
Bregdeti Dalmat me grup 

►Dita e Parë: 

Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva qëndrohet rreth 1:30 orë, ku vizitohet: Kisha e Shën Ivanit, e Tre Shenjtorëve dhe e Santa Maria di Punta, dhe Monumenti më i vizituar, “Valltarja e Budvas”. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mbrritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes,  e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Neum. Mbrritja në Neum. Sistemimi dhe Darka në Hotel.

►Dita e dytë: 
Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00, nisja për në Shibenik, ku kalohet nga pjesa më e bukur e bregdetit Dalmat me panorama te mrekullueshme. Mbrritja në Shibenik, ku vizotohet: Katedralja e Shën Jakovit, Bashkia e vjetër e qytetit, Pallati Knezeva, si dhe lagjen e vjetër me elementet karakteristik Kroat. Gjatë pasdites vizitohet: Parku Krka, një nga Parqet më të bukura natyrore te Kroacise. Vazhdon udhëtimi drejt Zadarit. Mbrritja në Zadar. Sistemimi dhe Darka në Hotel.

►Dita e tretë: 
Mengjesi ne hotel. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Pasdite vazhdon udhëtimi drejt Splitit. Mbrritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për në Neum. Mbrritja në Neum. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

►Dita e katërt: 
Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë të shkurtër në Kotorr, do të vizitohet Sheshi i Armeve, Katedralja e Shën Trifonit etj. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.

Në pagesën 119 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel per 2 netë qëndrimi në Neum dhe 1 natë në Zadar.
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Tour ne Bregdetin Dalmat
Kodi Ofertës :
O-ETR-784
Tipi Ofertës :
Mëngjes dhe Darkë
Kategoria Ofertës :
Bregdeti Dalmat, 6,13Mars, 4Dite 119€
Kohëzgjatja :
Qëndrimi Papërcaktuar
Nisja e Radhës :
Data të Papërcaktuara
Transporti :
Autobus
Shteti, Qyteti/Zona :
Kroaci
Cmimi Ofertës :
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2020© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania