Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Makina me Qera 25%

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Bukuresht-Brashove Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-777 Hoteli Ofertës: Standart hotel
Kategoria Ofertës: Bukuresht-Brashov, 27Nentor 5Dite, 175 € Vendi: Brasov, Rumani
Udhëtimi Radhës: 27/11/2019 - 01/12/2019 || 4 Net dhe 5 Ditë
Transporti: Autobus
Nga 175 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
27/11/2019 01/12/2019 5 Dite / 4 Net 175 € 0€ Mëngjes
Udhetim turistik ne Bukuresht dhe Brashov

Dita 1: Tirane-Shkup-Sofje
Nisja nga Tirana me autobus ne ora 04.00 te mengjesit, në drejtim të Sofjes. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe Drekë ne Shkup. Mbrritja në Sofje. Sistemimi në Hotel.Qendrim i lire ( Nuk mungojn sugjerimet e shoqeruesit per shetitjet e mbremjeve apo per sugjerimet e konsumimit te drekes dhe darkes).

Dita 2: Sofje – Bukuresht
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Kisha Cifute Synagogue, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar “Ivan Vazov”, Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Nisje per ne Bukuresht. Mberritja, akomodimi ne hotel.

Dita 3 : Bukuresht
Mengjesi ne hotel dhe pastaj vazhdojme turin e qytetit ku do vizitoni Pallatin e Parlamentit ose ndryshe Shtëpia mbreselenese e Çausheskut, që është i pari në Europë për nga madhësia e tij dhe i dyti në botë mbas Pentagonit. Gjate turit do të vizitoni disa nga monumentet me te bukura si: “Harku i Triumfit”, Shtëpia e Gazetareve, parku “Herastrau” dhe bulevardi “Chiseled” që I ka dhene qe ne 1900 Bukureshtit emrin “Parisi I vogel “ si dhe nje ndalese ne zonen Lipscani, shtepi e galerive te artit dhe dyqaneve antike ku do keni mundesi per kafe dhe shetitje te lire. Akomodimi ne hotel.

Dita 4: Bukuresht – Brashov – Shkup
Mëngjesi në hotel dhe mbas mëngjesit nisja për ne Brashov, nje qytet me bukuri mesjetare. I cili ofron akses te lehte per ne kështjellën Bran, kështjella e Drakulas ku ju ftojmë që të përjetoni historinë, mitin, intrigën dhe magjinë e këtij vendi të mrekullueshëm të Transilvanisë. Kështjella eshte ndërtuar në vitin 1377, është një monument kombëtar shumë i rëndësishëm dhe një pikë referimi për zonen e Transilvanisë. Përpara kështjellës kemi një treg shumë të bukur të ciganëve për suvenire. Nisja drejt qytetit te Shkupit . Mberritja dhe akomodimi ne hotel.

Dita 5: Shkup – Tirane
Mengjesi ne hotel. Me pas fillojme viziten ne kryeqytetin e Maqedonise. Vizita jona fillon nga shtepia e Nene Terezes, per te kaluar me pas tek sheshi i shatrevanave “Aleksander i Madh”, ura e Artisteve, ura e Civilizimit, Blloku i Muzeve, Carshia e vjeter, Kalaja e qytetit, etj. Pas vizitave ne Shkup bejme kthimin per ne Tirane me ndalesa te shkurtra per kafe dhe konsumimin e drekes. Mberritja ne Tirane dhe fundi i sherbimit tone.

Ne cmim perfshihet :
-Udhetimi vajtje ardhje me autobus komod
-Akomodimi ne hotele me 3* dhe 4*
-Mengjeset per te gjitha ditet e qendrimit
-Shetitjet me autobus sipas programit
-Shoqerues shqiptar gjate gjithe udhetimit

Ne cmim nuk perfshihet:
-Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program
-Hyrjet ne monumente apo muzeume
Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Bukuresht-Brashove
Kodi Ofertës :
O-ETR-777
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Bukuresht-Brashov, 27Nentor 5Dite, 175 €
Kohëzgjatja :
4 Net dhe 5 Ditë
Nisja e Radhës :
27/11/2019 - 01/12/2019
Transporti :
Autobus
Shteti, Qyteti/Zona :
Rumani
Cmimi Ofertës :
Nga 175 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania