Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Dubai -5 Dite Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-84 Hoteli Ofertës: Standart hotel
Kategoria Ofertës: Dubai, 26 Shtator, 5Dite, 599 € Vendi: Dubai, Emirate
Udhëtimi Radhës: 26/09/2019 - 30/09/2019 || 4 Net dhe 5 Ditë
Transporti: Avion
Nga 599 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
26/09/2019 30/09/2019 5 Dite / 4 Net 599 € 0€ Mëngjes
 Dubai - 5 dite .

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi Shkup - Dubai. Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Nisja nga Shkupi në orën 13.35, Mbrritja në Dubai në orën 20.35. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. 
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai. 
Fjetje në Hotel.
(Opsionale),Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai. 
Fjetje në Hotel.
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame (nga Anglishtja Korniza e Dubait) Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 09.10. Mbrritja në Shkup në orën 12.45. Nisja nga Shkupi me Autobus për në Tiranë. Mbërritja ne Tirane.

Cmimi 599 Euro per person ne dhome dyshe .

Ne cmimi perfshihet :

• Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai. 
• Mëngjezet në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.

Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79€  dhe të gjitha shërbimet Opsionale. 

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1.Shtesë për Vizë Hyrje - 79€ 
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina - 37€
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa - 52€
4. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - 47€
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë - 47€

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.




Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Dubai -5 Dite
Kodi Ofertës :
O-ETR-84
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Dubai, 26 Shtator, 5Dite, 599 €
Kohëzgjatja :
4 Net dhe 5 Ditë
Nisja e Radhës :
26/09/2019 - 30/09/2019
Transporti :
Avion
Shteti, Qyteti/Zona :
Emirate
Cmimi Ofertës :
Nga 599 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania