Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Spice Hotel & SPA Ultra All Inclusive

Kodi Ofertës: O-ETR-188 Hoteli Ofertës: Spice Hotel & SPA
Kategoria Ofertës: Plazh ne Antalya Vendi: Belek, Turqi
Udhëtimi Radhës: Data të Papërcaktuara || Qëndrimi Papërcaktuar
Transporti: Avion
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment Komente
Për momentin nuk ka asnjë datë të paracaktuar për këtë udhëtim. Nëse jeni të interesuar për këtë paketë turistike, ju lutemi të na kontaktoni për detaje të mëtejshme! Klikoni këtu për të na kontaktuar.
POZITA : Në plazh, rreth 40 km në lindje të Antalisë.Ekzistojnë lidhjet me minibus.Koha e transferit: rreth 30 minuta.

AKOMODIMI : Ky kompleks i sapohapur hotelier, sipas stilit maroken, shtrihet në një sipërfaqe prej 91.000 m2 dhe përbëhet nga ndërtesa qendrore katërkatëshe, një bllok familjar trekatësh me 42 dhoma dhe një numër vilash, me gjithsej 546 dhoma.Kompleksi ofron një lobi të madh me recepcion dhe bar në lobi, ashensorë panoramikë, restorant të brendshëm dhe të jashtëm, me zonë për joduhanxhinjë,
4 restorante A-la carte, dyqane, dhoma  konferencash, floktar, pishinë të mbuluar me pjesë të ndarë për fëmijë, xhakuzi dhe amfiteatër. Në kopshtin e bukur dhe të kultivuar,gjendet një pishinë e madhe (rreth 5.000 m²), një pishinë tjetër private tek vilat (rreth 1.800 m²), aquaparku (me orar të kufizuar), tarraca e diellit dhe bari në pishinë. Mjeku dhe motra medicinale (në orar të caktuar). Rent a Car.

PLAZHI : Plazh me rënie të pjerrët me guralecë dhe rërë, me bar në plazh (varësisht prej motit). Ombrellat e diellit, shtretërit,mbulesat dhe peshqirët janë në dispozicion pa pagesë, si në plazh ashtu edhe në
pishinë.

DHOMAT : Të pajisura me banjë/WC, pasqyrë kozmetike,tharëse të flokëve, divan për fjetje,telefon me lidhje të drejtpërdrejtë, TV/Sat me kanale muzikore, minibar, kasafortë,dysheme me parket, klimatizim,
ballkon apo tarracë. Pamja kah deti me çmim shtesë. Shërbim 24 orësh në dhomë.Dhomat ekonomike: janë të pajisura në mënyrë të njëjtë, por gjenden në ndërtesën anësore, nuk kanë pamje kah
deti dhe janë paksa më të vogla. Në dispozicion janë edhe 6 dhoma, të parapara për persona të hendikepuar.

SPORTI DHE KOHA E LIRË : Pa pagesë: 4 fusha të tenisit me ndriçim, reketë dhe topa, volejboll në plazh, pingpong, surfim (me leje), kanu, anije me pedale, qendra e fitnesit, aerobik, gjimnastikë,saunë, hamam dhe xhakuzi.Me pagesë: Kurset e tenisit, loja me birila,hamami privat dhe masazhi dhe sportet ujore, që ofrohen nga shitësit privatë në plazh.

ARGËTIMI : Pa pagesë: pikado, bilardo, kinema, klubi i natës, animacioni gjatë gjithë ditës, me shou gjatë mbrëmjes. Me pagesë: futbolli në tavolinë, lojërat kompjuterike, PlayStation dhe internetcafe (me rezervim).

FËMIJËT : Pishina për fëmijë, miniklubi (4-12 vjeç),klubi junior (13-16 vjeç), animacioni për fëmijë, dhoma për lojë, fusha për lojë,bufeja për fëmijë dhe minidisko. Dado (sipas kërkesës, me pagesë).

MIRËQENIA: Qendra me një madhësi prej 3.200 m² për përkujdesje, me terapi aromatike,terapi me alga dhe masazhe të ndryshme (masazhi me gurë, masazhi tajlandez) dhe trajtime të tjera të ndryshme.

 

 
Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Spice Hotel & SPA
Kodi Ofertës :
O-ETR-188
Tipi Ofertës :
Ultra All Inclusive
Kategoria Ofertës :
Plazh ne Antalya
Kohëzgjatja :
Qëndrimi Papërcaktuar
Nisja e Radhës :
Data të Papërcaktuara
Transporti :
Avion
Shteti, Qyteti/Zona :
Turqi
Cmimi Ofertës :
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania