Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Corfu Holiday Palace Mëngjes dhe Darkë

Kodi Ofertës: O-ETR-403 Hoteli Ofertës: Corfu Holiday Palace
Kategoria Ofertës: Plazh Ne Korfuz Vendi: Korfuz, Greqi
Udhëtimi Radhës: Data të Papërcaktuara || Qëndrimi Papërcaktuar
Transporti: Individual
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment Komente
Për momentin nuk ka asnjë datë të paracaktuar për këtë udhëtim. Nëse jeni të interesuar për këtë paketë turistike, ju lutemi të na kontaktoni për detaje të mëtejshme! Klikoni këtu për të na kontaktuar.
Corfu Holiday Palace Hotel (Ish-hotel Hilton), është një nga hotelet më klasike të Korfuzit, i rinovuar plotësisht.

Hoteli është ndërtuar në zonën e quajtur Kanoni, në “Xenian” e vjetër, me pamjen më të bukur të Korfuzit, mbi ishullin e “Pontikonisi” që në Shqip përkëthehet ishulli i miut. Ky hotel j’u ofron një larmishmëri të madhe facilitetesh, gatimesh dhe aktivitesh sportive që zhvillohen si: Teleferiku për të zbritur në det, bouling, Sushi, Pishina të brendshme, Spa, Tenis, 6 opsione të ndryshme për ushqim, bar me muzik live, WiFi në të gjithë hotelin . Këto janë disa ndër shërbimet që JU mund të gjeni dhe qe hoteli ofron për pushuesit e tij.

Dhomat që Hoteli ka janë:
·  Dhomat Teke, (godina kryesore, bungalow);
·  Dhomat Standarde, (godina kryesore, bungalow);
·  Dhomat Familjare, (godina kryesore, bungalow);

Të gjitha tipet e dhomave përmbajnë facilitetet si :
·  Ballkon të bollshëm/ verandë;
·  Vaskë/ Dush;
·  Ngrohje qëndrore/ Ajër të kondicionuar;
·  Radio nëpërmjet televizorit;
·  Telefon në çdo dhomë;
·  Mini-bar;
·  Televizor me antenë satelitore;
·  Tharëse flokësh;
·  Linjë wireless WiFi;
RESTORANTET DHE BARET
Me një pamje mbi ujin e kaltër të detit Jon, të cilën do mund ta shijoni në secilin nga restorantet, të cilat ofojnë një larmishmëri të madhe gatimesh dhe pijesh, gjithmonë të shoqeruara me një buzëqeshje nga stafi tepër miqësor dhe profesional i hotelit.
Mëngjesi dhe dreka shërbehen në restorantin qëndror të hotelit, të quajtur “Eptanisa”. Mund të filloni ditën tuaj me një briosh të sapo pjekur si dhe me prodhime të tjera brumi, fruta të freskëta dhe do mund të shijoni gatime tradicionale Mesdhetare dhe Ndërkombëtare për darkë në restorantin kryesor ku edhe ju mund të shikoni gatimet se si ato gatuhen dhe se si përgatiten. Netën e organizuara tematike si ato Italiane, Barbekju, netët Greke do mund të kenaqin çdo preferencë të klientëve të këtij hoteli.
- “Eptanissa Grill” restoranti ynë “a la carte” ofron një larmishmëri të madhe gatimesh mishi, peshku, perimesh, të cilat do t’ju tërheqin me patjeter!
- “Pool Bar” i pishinës sonë të jashtme është një tjetër “strehim” për klientët tanë. Gjatë ditës do mund të shijoni koktejle të freskëta, lloje kafesh të ndryshme snaks të ndryshme tepër të shijshme si dhe sallata.
Do mund të shijoni pamjen e detit edhe përmes teleferikut që të zbret në detin “Brakera”, deti ynë ku dhe gjendet Bari ynë i plazhit dhe ku do të mund të shijoni plazhin tuaj me Mojito, lëngje të freskëta, birrë të ftohta, sanduiçe si dhe sufllaqet më të mira të qytetit.
Në barin tjetër të hotelit që quhet “Kukutsi Sushi Bar”, adhuruesit e kuzhinës Japoneze do mund të shijojnë sushi, maki, sashimi, temaki duke shijuar edhe pamjen magjepsëse të gjirit të korfuzit dhe të ishullit Pontikonisit.
- Pranë Barit të Sushit gjendet një nga markat më të famshme botërore për kafe, “Starbucks Café” me një pamje panoramike mbi ishullin e Korfuzit, Pontikonisin, i cili shërben një gamë shumë të madhe kafesh, pijesh, snacks dhe ëmbërlisash të mrekullueshme.
- “Kefi Bar”, bari kryesor i hotelit, në të cilin do të mund të shijohen koktejle, pije të ndryshme, birra si dhe të mund të degjoni muzik live.

SPORTET DHE REKREACIONI
Ka një larmishmëri të madhe aktivitetesh, të cilat do mund të zhvillohen në hotel dhe ku do mund të kaloni kohën tuaj.
·  Pishina e jashtme me ujë deti;
·  Pishina të brendshme me ngrohje;
·  Sporte ujore si ski, pedalone;
Sauna, Jacuzzi, Solarium, Masazh, aromaterapi, manikyr – pedikyr, solarium, palestër e kompletuar, 2 fusha tenisi, të cilat të ofrojnë mundësinë për të mësuar tenisin me trajner profesionist, ping-pong, sallë për bouling, bilardo franceze dhe “Snooker”, kënd lojrash për fëmijët, parukiere si dhe dyqane si argjendari dhe farmaci.
Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Corfu Holiday Palace
Kodi Ofertës :
O-ETR-403
Tipi Ofertës :
Mëngjes dhe Darkë
Kategoria Ofertës :
Plazh Ne Korfuz
Kohëzgjatja :
Qëndrimi Papërcaktuar
Nisja e Radhës :
Data të Papërcaktuara
Transporti :
Individual
Shteti, Qyteti/Zona :
Greqi
Cmimi Ofertës :
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania