Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Messonghi Beach Resort All Inclusive

Kodi Ofertës: O-ETR-445 Hoteli Ofertës: Messonghi Beach Resort
Kategoria Ofertës: Plazh Ne Korfuz Vendi: Korfuz, Greqi
Udhëtimi Radhës: Data të Papërcaktuara || Qëndrimi Papërcaktuar
Transporti: Individual
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment Komente
Për momentin nuk ka asnjë datë të paracaktuar për këtë udhëtim. Nëse jeni të interesuar për këtë paketë turistike, ju lutemi të na kontaktoni për detaje të mëtejshme! Klikoni këtu për të na kontaktuar.
 Messonghi Beach Resort  3*- Ne Korfuz
Eshtë një hotel me 3 yje, i cili ndodhet në jug të Korfuzit në pjesën Jug-Lindore të ishullit, ndërmjet  fshatrave Moraitika dhe Messonghi. Hoteli gjendet në një distancë prej 25 km nga qyteti i Korfuzit dhe po aq nga Aeroporti ndërkombëtat “Ioannis Kapodistrias”. Gjithashtu nga hoteli rreth 15 km në jug të tij gjendet edhe qyteti i Lefkimit, i cili është porti i dytë i ishullit.
Hoteli disponon 4 pishina të jashtme ku mund të beni edhe canoe, të gjitha këto me ujë të freskët, të rrethuara nga pemë dhe çadra me shezllone. Kurse aerobie zhvillohen në hotel si dhe gjithashtu lojra dhe aktivitete të ndryshme organizohen nga stafi i animatorëve të hotelit në zonën e pishinave. Gjithashtu hoteli ka një mini aqua-park si dhe disa rrëshqitëse që do t’ju ofrojnë disa momente të paharruara argëtimi si për fëmijët por edhe për madhorët.
Plazhi publik zallor është vetëm disa hapa larg pishinave. Aty do mund të gjeni çadra me kashtë si dhe shezllone, të cilat janë me një pagesë ekstra prej afro 5 Eurosh cifti i shezlloneve dhe çadra, dhe ato,ÇADRAT DHE SHEZLLONET E PLAZHIT PUBLIK NUK JANË TË PËRFSHIRA NË ÇMIMIN E HOTELIT QË  JU KENI PAGUAR.
DHOMAT E HOTELIT:
DHOMAT STANDARTE:
Janë të thjeshta dhe të mobiluara me dy krevate teke, nuk kanë krevate dopjo dhe ofrojnë të gjitha facilitet e nevojshme, si telefon në dhomë dhe një tualet me dush si dhe artikuj tualeti pa pagesë. Shërbimi Wi-fi mund të ofrohet në dhomë përkundrejtë një pagesë shtesë, për të cilën do merrni më shumë informacion në recepsion. Të gjitha dhomat ofrojnë një ballkon ose një tarracë të mobiluar me një tavolinë dhe 2 karrige për pushuesit në mënyrë që të relaksohen përgjatë ditës duke patur përpara pamje nga deti, kopshti, pishina ose mali. Çarçafet e krevateve ndërrohen çdo dy ditë, ndërsa pastrimi i dhomave bëhet çdo ditë. Dhomat comfort kanë kondicioner,  televizor, frigorifer.
DHOMAT  SUPERIORE:
Dhomat Superiore janë nga dhomat e hotelit që janë restauruar në vitin 2011 dhe janë të pajisura me të gjitha komoditetet e mundshme edhe moderne që një pushues dëshiron dhe ka nevojë përgjatë pushimeve të tija. Ato kanë televizor me antenë satelitore, frigorifer,  ajër të kondicionuar.  Ofrojnë tualete, të cilat kanë tharëse flokësh, dush dhe produkte tualeti. Wi-Fi është i disponueshem në çdo dhomë superiore përkundrejtë një pagesë shtesë. Gjithashtu të gjitha dhomat ofrojnë një ballkon të pajisur me një tavolinë dhe 2 karrige ku mund të qetësoheni përgjatë ditës, të cilat janë me pamje nga kopshti ose deti.  Çarçafet e krevateve dhe peshqirët ndërrohen çdo dy ditë, ndërsa dhomat pastrohen çdo dy ditë.
DHOMAT FAMILJARE SUPERIORE:
Janë të pajisura me frigorifer si dhe televizor me antenë satelitore dhe ofrojnë një komfort dhe një privatësi të admirueshme. Tualetet e tyre janë të pajisura me tharëse flokësh , me dush si dhe gjithashtu me produkte për tualete.  Shërbimi i Wi-Fi është i është i disponueshem në çdo dhomë superiore përkundrejtë një pagese shtesë. Gjithashtu të gjitha dhomat ofrojnë një ballkon të pajisur me një tavolinë dhe 2 karrige ku mund të qetësoheni përgjatë ditës, të cilat janë me pamje nga kopshti ose deti.  Çarçafet e krevateve dhe peshqiret ndërrohen çdo dy ditë, ndërsa dhomat pastrohen çdo dy ditë.  Këto dhoma janë vetëm me një ambjent, jo me dy dhoma. Krevatet e fëmijëve janë krevate marinari, në të cilat mund të akomodohen fëmijë deri në moshën 13.9 vjeç. Tek ky tip dhome nuk mund të akomodohen më pak se 2 të rritur dhe 2 fëmijë.
DHOMAT FAMILJARE ME DY DHOMA GJUMI:
Dhomat Familjare me Dy dhoma Gjumi janë Shtëpizat e vogla – Bungalows dhe janë të përbëra nga dy dhoma dy ambjente për të ofruar me tepër privatësi.  Këto shtëpizat e vogla kanë një tualet të përbashkët për të dya dhomat e shtëpizës. Të gjitha dhomat janë të pajisura me ajër të kondicionuar, frigorifer,  televizor me antenë satelitore.  Shërbimi i Wi-Fi është i është i disponueshëm në çdo dhomë superiore përkundrejtë një pagesë shtesë. Çarçafet e krevateve dhe peshqirët ndërrohen çdo dy ditë, ndërsa dhomat pastrohen çdo dy ditë. 
Koncepti “All Inclusive “ përfshin:
- Mëngjesin bufe, Drekën dhe Darkën.
- Pijet e vendit alkoolike si Uzo, Raki, Birra vendi dhe pije jo alkoolike, pije freskuese dhe lëngje frutash vendi, kafe, caj.

Hoteli gjihashtu ofron:
- Sistem zgjmi;
- Zona ku ndalohet duhani;
- Pastrim dhomash;
- Zëvendësim çarçafesh dhe peshqirësh;
- Shërbime zyre (fotokopje, fax, mail, shërbime Courier);

Kujdes:
Nga 1 Janari 2018, në të gjithë Hotelet e Greqisë aplikohet Taksë lokale Qëndrimi
Klientë DUHET ta paguajnë direkt në Hotel. 
Taksat janë: 
• Hotel 5*: €4.00 për dhomë në natë
• Hotel 4*: €3.00 për dhomë në natë
• Hotel 3*: €1.50 për dhomë në natë
• Hotel 2* dhe 1*: €0.50 për dhomë në natë
Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Messonghi Beach Resort
Kodi Ofertës :
O-ETR-445
Tipi Ofertës :
All Inclusive
Kategoria Ofertës :
Plazh Ne Korfuz
Kohëzgjatja :
Qëndrimi Papërcaktuar
Nisja e Radhës :
Data të Papërcaktuara
Transporti :
Individual
Shteti, Qyteti/Zona :
Greqi
Cmimi Ofertës :
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania