Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Grup ne Puglia Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-776 Hoteli Ofertës: Hotel Puglia
Kategoria Ofertës: Puglia, 27 Nentor, 18Dhjetor, 5Dite 295€ Vendi: Puglia, Itali
Udhëtimi Radhës: 27/11/2019 - 01/12/2019 || 4 Net dhe 5 Ditë
Transporti: Traget
Nga 295 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
27/11/2019 01/12/2019 5 Dite / 4 Net 295 € 265€ Mëngjes
18/12/2019 22/12/2019 5 Dite / 4 Net 295 € 265€ Mëngjes
Dita 1: Durres – Bari
Takimi me Guiden tone ne Durres dhe behemi gati per ankorim ne traget ne darke vone. Akomodimi ne kabine dyshe.

Dita 2: Locorotondo - Cisternino – Ostuni 
 
Transferta ne mengjes nga porti i Barit.Do te vizitohen fshatrat me te bukura ne Itali: Locorotondo - Cisternino – Ostuni.
Locorotondo:Eshte zyrtarisht nje nga fshatrat me te bukur ne Itali “Borghi più belli d'Italia” . Qyteti eshte I njohur si per pamjen piktoreske ashtu edhe per prodhimin e vajit te ullirit dhe veres, te cilen do e gjeni ne te gjithe rajonin e Pulia-s. Vera tradicionale e prodhuar ne vend eshte e bardhe dhe me pak gaz.
Do te provojme vajin e ullirit extra te virgjer ne nje fabrike aty prane.
Cisternino:

Cisternino shtrihet ne nje zone historike te Lugines Itria (Valle d'Itria), e njohur per shtepite e saj konike prehistorike, me gure te quajtur trulli, te cilat ruhen nen masat mbrojtese te UNESCO-s per shkak te rendesise se tyre kulturore, mureve te thate prej guri (muretti a secco ), token e saj pjellore e cila e ben ate shtepine e veres “Salento”.

Ostuni:
I njohur si “qyteti i bardhe” per shkak te shtepive karakteristike ne ngjyre te bardhe; ne fshat vihet re arkitektura tipike mesdhetare. Qyteti ka nje popullsi prej rreth 32,000 banore gjate dimrit, por mund te shkoje deri ne 100,000 banore gjate veres, duke qene nder qytetet kryesore qe terheq turistet ne Pulia.
Mberritja ne hotel, ne qender te Puglias.Akomodimi ne Hotel dhe darka fakultative.

Dita 3: Matera & Alberobello
Trashegimite e UNESCO-s:  Matera (kryeqyteti i kultures per vitin 2019 ) dhe Alberobello.Mengjesi ne hotel – nisja per ne Matera, ku vizitohet Sassi (trashegimi e UNESCO-s), shkembi dhe kishat romake.
Matera eshte gjithashtu kryeqyteti i kultures per vitin 2019. I njohur si “ Qyteti nentokesor” (la città sotterranea) qendra e tij historike "Sassi" permban vendbanime te lashta shpellash. Data e sakte kur keto u banuan per here te pare jane pyetje per te cilat studiuesit ende debatojne.
Turi vazhdon me Alberobello.Alberobello fjale per fjale do te thote  "peme e bukur", eshte nje qytet i vogel,i famshem per ndertesat e tij unike te trullos, te cilat jane ne mbrojtje te UNESCO-s qe nga viti 1964. Nje “trullo” eshte nje banese e vogel e ndertuar nga guri gelqeror i vendit, me mure prej guri te thate dhe nje çati karakteristike konike. Eshte nje strukture tradicionale dhe e thjeshte, te cilen e hasim ne te gjithe rajonin e Pulia-s.
Kthimi ne hotel, darka fakultative dhe me pas mbremje e lire.

Dita 4: Egnazia – Polignano a Mare – Bari
Mengjesi ne hotel dhe vizita ne Egnazia : Park Arkeologjik 
Egnazia eshte nje qytet i lashte arkeologjik ne Pulia, afer qytetit te Fasano. Rrenojat e gjetura atje datojne mijra vjet me pare, ne fakt, mendohet se vendbanimet e para ketu u krijuan ne shekullin XIII para Krishtit ! Ndertesat, duke perfshire dhe rrenojat e vendit te shenjte te Trajanit (ndertuar ne shekullin e dyte pas Krishtit, ne nder te perendeshes Venus) jane prova se vendi ka qene i banuar edhe ne epoka te mevonshme. Ajo cfare ka mbetur nga rruga Trajan (mban emrin e sunduesit Trajan, i cili e ndertoi ne vitet 108 – 110 pas Krishtit) eshte nje variant i rruges Appian qe lidh Beneventon me Brindisin, shenon po ashtu nje vije ndarese midis ndertesave publike dhe lagjeve artizanale te qytetit romak. Po ashtu do te vizitojme muzeun. Ecim pergjate shetitores ne Polignano a Mare.
Para disa vitesh, kur Puglia nuk kishte ishte ende e njohur nga te huajt, nje imazh i shfaqur ndryshoi pergjithmone rrjedhen e turizmit te rajonit; nje foto e nje plazhi me guralece te vegjel, te rrethuar nga shkembinjte gelqerore, shtepite me ngjyre te bardhe dhe ujrat e kristalte. Kjo pamje ishte e Cala Porto ne Polignano a Mare. Kenga e njohur ‘Nel blu dipinto di blu’ (ju ndoshta e dini si Volare) u shkrua nga Domenico Modugno, nje zoteri I vertete nga Polignano a Mare. Ka edhe nje statuje te tij ne qytet!
Bari:
Tur ne Qytetin e Vjeter dhe kishen ortodokese Shen Nikola.
Darka fakultative.
Ne mbremje transferta per ne portin e Barit/Brindisit.Ankorimi ne traget dhe kthimi per ne durres.
Dita 5: Bari - Durres
Mberritja ne durres ne mengjes.
Te Perfshira:
  • Udhetimi me Traget ne kabine dyshe per ne Bari
  • Akomodimi 2 nete ne Hotel 3 ose 4 yje
  • Mengjesi i perfshire ne hotel
  • Trasnfertat si ne program
  • Guide Lokale dhe Shoqeruese profesionale

    Cmimet per person (EUR):
    • Per person ne dhome teke: 430Eur
    • Per person ne dhome dyshe: 295Eur
    • Per person ne dhome treshe: 285Eur
    • Femijet (2-11.99): 265Eur
Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Grup ne Puglia
Kodi Ofertës :
O-ETR-776
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Puglia, 27 Nentor, 18Dhjetor, 5Dite 295€
Kohëzgjatja :
4 Net dhe 5 Ditë
Nisja e Radhës :
27/11/2019 - 01/12/2019
Transporti :
Traget
Shteti, Qyteti/Zona :
Itali
Cmimi Ofertës :
Nga 295 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania