Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Tur ne Spanje dhe Portugali Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-650 Hoteli Ofertës: Standart
Kategoria Ofertës: Spanje - Portugali, 26 Shtator, 8Dite, 649 € Vendi: Lisbon, Portugali
Udhëtimi Radhës: 26/09/2019 - 03/10/2019 || 7 Net dhe 8 Ditë
Transporti: Autobus
Nga 649 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
26/09/2019 03/10/2019 8 Dite / 7 Net 649 € 0€ Mëngjes
Spanjë dhe Portugali 8 Ditë

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me autobus për në Podgoricë. Pushime te shkurtra gjatë rrugës. Mbrritje në Podgoricë.  Fluturimi direkt Podgoricë - Barcelonë. Nisja nga Podgorica në orën 13.45. Mbrritje në Barcelonë në orën 16:10. Tranferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas,  Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zaragoza në mëngjes. Mbrritje në Zaragoza rreth ores 12.00. Vizitë panoramike te nje prej qyteteve me te medha te Spanjes. Shetitjen ne kembe do ta fillojme nga Parku Macanaz, buke lumit Ebro dhe do kalojme lumin nepermjet ures monumentale Puente de Piedra. Vizita e pare do te jete tek Sheshi Plaza del Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtezakonshtme e Zonjes sone Maries nga Pilar si dhe Katedralja e Salvadorit ne Zaragoza, nje nga veprat me spektakolare ne Zaragoza. Me vonë do të vizitojmë Muzeun Goja. Me vone do te dalim tek Paseo de Fernando de Catolico per te shkuar deri tek Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Ne pasdite do të nisemi per ne kryeqytetin Madrid. Mbrritje ne Madrid. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobus në qytet. Eksploroni qytetin shumë faqesh te Madridit, me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Castellana, Sheshet Plazas de Espana, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alcala, Plaza de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sacramaneto, dhe Colon Square. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një Kështjelle të Vjetër Arabe dhe e ndjekur nga Stili klasik, Italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pausr në tapete, orë dhe objekte të cmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë Stadiumit Santiago Bernabeu. Pasdite Nisja për në Lisbonë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Lisbonë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qendrore, Monumenti Santa Justa, Katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Malaga. Ndalesë për vizitë në Sevilje, ku vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit,Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Seviljes. Vazhdon udhëtimi për në Cordoba, ku vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, lagja çifute dhe Tregu Vjetër. Vazhdon Udhëtimi për në Malaga. Mbrritje në Malaga. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobuz në qytet. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Picasso. Vizitohen rrugicat karakteristike, Kopshtet dhe Bulevardet, Katedralja e quajtur La Manquita dhe Keshtjella me muret rrethues. Pasdite Nisja për në Valencia. Ndalesë për vizitë në Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife. Vazhdon Udhëtimi për në Valencia. Mbërritje në Valencia.  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë:Mëngjesi në Hotel. Vizite me guidë dhe autobus në qytet, ku vizitohen: Plaza de la Reina, Palacio de Congresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Pasdite Nisja për në Aeroportin e Barcelonës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Aeroport. Fluturimi direkt Barcelonë - Podgoricë. Nisja nga Barcelona në orën 10:55. Mbrritja në Podgoricë në orën 13:20. Nisja me autobus nga Podgorica në Tiranë.



Në pagesën 649 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Podgoricë - Barcelonë - Podgoricë.
 2. Akomodim në hotel për 7 netë, Fjetje 2 Netë Barcelonë, 1 natë Madrid, 2 netë Lisbonë, 1 natë Malaga dhe 1 natë Valencia.
 3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5.Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x30x20cm) cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.


Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Tur ne Spanje dhe Portugali
Kodi Ofertës :
O-ETR-650
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Spanje - Portugali, 26 Shtator, 8Dite, 649 €
Kohëzgjatja :
7 Net dhe 8 Ditë
Nisja e Radhës :
26/09/2019 - 03/10/2019
Transporti :
Autobus
Shteti, Qyteti/Zona :
Portugali
Cmimi Ofertës :
Nga 649 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania