Viti i Ri ne Vjene - Prage 6Dite -5Nete ( 28Dhjetor-2Janar).
Dita e Parë : Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më
15.00 - Mbrritje më 16.25. Transfertë nga Aeroporti i Budapestit për në
Budapest. Vizitë panoramike rreth 2 orë në Budapest. Nisja për në Vjenë.
Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi
në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e
Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor,
Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e
Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së
Hasburgeve. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi
në Hotel. Mëngjesi në Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të
shkurtra gjatë udhëtimit. Shëtitje panoramike, Praga natën. Sistemimi dhe
Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi
në Hotel. Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku
vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet
sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij
karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja
me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të
stileve të ndryshme. Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku
ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe
Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati
Mbretëror, Rrugica e artë.
Opsionale: Viti i Ri me zgjedhje opsionale.
Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë:Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për
në Bratisllavë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Vizitë e shkurtër në
Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës. Më pas, Nisja për në qytetin e
Budapestit. Mbërritje, Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë:Transfertë për në
aeroportin e Budapestit. Nisja më 06.50. - Mbrritje më 08.200. Mbërritje në
Tiranë.
Çmimi për person të rritur 469Eur në dhomë dyshe
përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel per 5net
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 55 x
40 x 23 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime
ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.