Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Makina me Qera 25%

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Zyrih-Basel Tour Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-502 Hoteli Ofertës: Hotel standart
Kategoria Ofertës: Zyrih - Basel, 28Nentor, 4Dite 359€ Vendi: Zyrih, Zvicer
Udhëtimi Radhës: 28/11/2019 - 01/12/2019 || 3 Net dhe 4 Ditë
Transporti: Avion
Nga 359 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
28/11/2019 01/12/2019 4 Dite / 3 Net 359 € 0€ Mëngjes

Zvicer

Dita e Parë: Nisja nga Tirana për në Aeroportin e Prishtinës me autobuz. Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja në orën 09:25. Mbërritja në orën 11:40. Transferimi në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë :Mëngjesi në hotel. Në orën 08:00 do të nisemi për në Zyrih. Mbërritja në Zyrih në orën 09:00. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në Lucernë gjatë drekës, udhëtimi zgjat 1 orë. Lucernë njihej si "Qyteti i Urave" në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj Kthimi në Zyrih. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë :Mëngjesi në Hotel. Në mëngjes nisja për në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kullën e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Gjatë pasdites vazhon udhëtimi për në Lozanë për të vizituar qytetin. Vizitohet pjesa e Vieux Ville, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Port Ouchy, Cite, etj. Kthimi për në Zyrih. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt :Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Prishtinë. Nisja në orën 08.05. Mberritja në 10.15. Transferta me autobus për në Shqipëri.

Cmimi  359 Euro p/person ne dhome dyshe/treshe

Në cmim përfshihet:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Prishinë - Bazel - Prishinë.
2. Transferim Vajtje Ardhje me autobus Tiranë - Aeroporti i Prishtinës
3. Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Zvicër.
4. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 56 x 45 x 25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në cmim nuk përfshihet:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Zyrih-Basel Tour
Kodi Ofertës :
O-ETR-502
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Zyrih - Basel, 28Nentor, 4Dite 359€
Kohëzgjatja :
3 Net dhe 4 Ditë
Nisja e Radhës :
28/11/2019 - 01/12/2019
Transporti :
Avion
Shteti, Qyteti/Zona :
Zvicer
Cmimi Ofertës :
Nga 359 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2019© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania