Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Makina me Qera 25%

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Tur kulturor ne Dubrovnik Mëngjes dhe Darkë

Kodi Ofertës: O-ETR-98 Hoteli Ofertës: Adria Hotel
Kategoria Ofertës: Dubrovnik 14,20,27Mars, 3Dite 89€ Vendi: Dubrovnik, Kroaci
Udhëtimi Radhës: Data të Papërcaktuara || Qëndrimi Papërcaktuar
Transporti: Autobus
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment Komente
Për momentin nuk ka asnjë datë të paracaktuar për këtë udhëtim. Nëse jeni të interesuar për këtë paketë turistike, ju lutemi të na kontaktoni për detaje të mëtejshme! Klikoni këtu për të na kontaktuar.
Dubrovnik - 3 Dite
Dita 1: Tirane - Budva - Dubrovnik

Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi, ku ndalesa jonë e parë do jete qyteti magjeps të Kotorrit, me arkitekturen e tij te vecante veneciane dhe kështjellen qindravjecare Ilire. Vizitë e shkurtër e qytetit. Mbasi kemi vizituar Kotorrin i drejtohemi Portit të Sheikve (marre nofkën pas Fondit të Investimit të Dubait) në Qytetin e Tivatit, duke shijuar perendim në portin e yachteve. Vazhdon udhëtimi për në Dubrovnik. Mbrritja në Dubrovnik. Sistemimi në Hotel. Darkë dhe Fjetje në Hotel.
Dita 2:  Dubrovnik
Mëngjesi në Hotel. Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pasdite vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa qendra tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Darka dhe Fjetje në Hotel.

Dita 3: Dubrovnik - Kotorr - Tirane 
Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Kalimi me traget nga Gjiri i Kotorrit. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë rreth 2 orë në qytetin e Budvës ku do njihemi me historinë që mbartin muraja mesjetare e qytetit të vjetër, Citadela, Statuja e Valltares si dhe Marina e Yachteve e qytetit. Me pas vazhdojme udhëtimin në Plazhet e Sutomores dhe Ndalesa tjetër do të jetë në portin e Qytetit të Tivarit, njohur ndryshe si qyteti me më shumë ditë me diell i Malit të Zi. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.

Te Perfshira:
  • Udhetim me autobus Tirane - Dubrovnik - Tirane
  • Akomodimi ne Hotel Ivka 3* ose Adria  4*
  • Mengjesi dhe darka 
  • Vizitat sipas programit
  • Shoqerues shqiptar

Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Tur kulturor ne Dubrovnik
Kodi Ofertës :
O-ETR-98
Tipi Ofertës :
Mëngjes dhe Darkë
Kategoria Ofertës :
Dubrovnik 14,20,27Mars, 3Dite 89€
Kohëzgjatja :
Qëndrimi Papërcaktuar
Nisja e Radhës :
Data të Papërcaktuara
Transporti :
Autobus
Shteti, Qyteti/Zona :
Kroaci
Cmimi Ofertës :
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2020© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania