Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Makina me Qera 25%

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Stockholm - Oslo –Gothenburg –Copenhagen- Malmo Tour Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-554 Hoteli Ofertës: Standart
Kategoria Ofertës: Stockholm - Oslo –Gothenburg –Copenhagen- Malmo , 13Maj, 5Dite, 599 € Vendi: Stockholm, Suedi
Udhëtimi Radhës: 13/05/2020 - 17/05/2020 || 4 Net dhe 5 Ditë
Transporti: Avion
Nga 599 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
13/05/2020 17/05/2020 5 Dite / 4 Net 599 € 0€ Mëngjes
Stockholm - Oslo –Gothenburg –Copenhagen- Malmo

Dita e Parë: Nisja me autobus nga Tirana për në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Stockholm. Nisja nga Shkupi në orën 18:25. Mbërritja në Aeroportin Skavsta të Stockholmit në orën 21:20. Transferimi në Stockholm. Mbërritja në Stockholm. Shëtitje panoramike me Autobus në Stockholm. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita e Dytë:Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qendror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Fjetje në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Heret në mëngjes, Nisja për në Oslo. Udhëtimi zgjat 6 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Oslo. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qendror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm "Frogner", pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Gotenborg. Udhëtimi zgjat 3 orë pa ndalesa. Mbrritja në Gotenborg. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Vazhdon udhëtimi për Helsingborg. Mbrrtja në Helsingborg. Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Vazhdimi me traget për Helsingor të Danimarkës. Mbrritja ne Helsingor. Vizitë në kështjellën Kronborg në Helsingör, në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamlet. Vazhdon udhëtimi për në Copenhagen, Danimarkë. Mbrritja në Copenhagen. Vizitë e Monumenteve kryesore të Copenhagen-it: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qendror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefyon, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn, tek fabrika Calsberg. Vazhdon udhëtimi për në Malmo. Mbrritja në Malmo. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në monumentet kryesore të Malmö si: Simboli i ri i qytetit “Turning Torso”, Kështjella Molmohus, Sheshi qëndror Stortorget ku gjendet bashkia e mrekullueshme si dhe Statuja e Mbretit Gustav X, sheshi i vogël me restorante dhe kafe "Lilla Torg". Transferta për në Aeroportin e Malmos. Fluturimi direkt Malmo - Ohër. Nisja në orën 15:50. Mbërritje në orën 18:35. Nisja me autobus nga aeroporti i Ohrit drejt Tiranës. 


 
Në pagesën 599 Euro përfshihen:
1. Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Shkup dhe Kthimi nha Ohri në Tiranë
2. Bileta Vajtje me Avion Direkt Shkup - Stockholm dhe Kthimi me avion Malmö - Ohër.
3. Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
4. Fjetje 1 natë në Malmo, 1 natë në Oslo dhe 2 netë në Stokholm.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
7. Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në (40x30x20cm)cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume
Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Stockholm - Oslo –Gothenburg –Copenhagen- Malmo Tour
Kodi Ofertës :
O-ETR-554
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Stockholm - Oslo –Gothenburg –Copenhagen- Malmo , 13Maj, 5Dite, 599 €
Kohëzgjatja :
4 Net dhe 5 Ditë
Nisja e Radhës :
13/05/2020 - 17/05/2020
Transporti :
Avion
Shteti, Qyteti/Zona :
Suedi
Cmimi Ofertës :
Nga 599 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2020© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania