Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Makina me Qera 25%

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Stamboll - 4Dite Mëngjes

Kodi Ofertës: O-ETR-109 Hoteli Ofertës: Standart
Kategoria Ofertës: Stamboll 4 Dite, 3, 10, 17, 24,31 Korrik 259 € Vendi: Stamboll, Turqi
Udhëtimi Radhës: 03/07/2020 - 06/07/2020 || 3 Net dhe 4 Ditë
Transporti: Avion
Nga 259 Euro/Personi
Lini një koment Komente
Nisja Kthimi Qendrimi Cmimi Femijet Koncepti
03/07/2020 06/07/2020 4 Dite / 3 Net 259 € 0€ Mëngjes
10/07/2020 13/07/2020 4 Dite / 3 Net 259 € 0€ Mëngjes
17/07/2020 20/07/2020 4 Dite / 3 Net 259 € 0€ Mëngjes
24/07/2020 27/07/2020 4 Dite / 3 Net 259 € 0€ Mëngjes
31/07/2020 03/08/2020 4 Dite / 3 Net 259 € 0€ Mëngjes
Stamboll - 4 Dite 

Dita e Parë:Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 16.30. Mbërritja në Stamboll në 19.10. Pritja nga përfaqësuesi ynë. Transferta nga aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me guidë në Xhaminë Blu (ose xhamia sulltan Ahmet e ndërtuar nga arkitekti shqiptar Mehmed sedefqar Elbasani), Sheshi i Hipodromit (i vetmi shesh i mbetur nga periudha bizantike ku gjenden edhe dy stelat gurore nga Egjipti antik sjellur me urdhrin e perandorit bizantin Teodos), Bazilika e Shën Sofisë (Katedralja më e madhe e botës ortodokse), Shkohet në Qendrën e Vjetër Tregtare Kapilli Carshi (tregu i mbuluar që ka mbetur që nga koha e sulltan Mehmetit të II) Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:Mëngjesi në Hotel, Vizitë në Dollmabahçe (Sarajet moderne të sulltanëve të fundit, e njohur si Versaja e vogël), Kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës (ish lagja e kolonisë gjenoveze në Stamboll). Vazhdon vizita në Qendrën e Stambollit Taksim (lagja e ndërtuar sipas modelit evropia në gjysmën e dytë të shekullit të XIX ku gjenden edhe konsullatat e shteteve evropiane dhe rruga një kilometër e gjysëm e tramvajit të parë nostalgjik në Stamboll).Pasdite, OPSIONALE:Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar vijën bregdetare të Stambollit, Evropë dhe Azi, (kalimi nën urën e Bosforit, universiteti i vetëm frankofon i Gallatasarajit, lagja shqiptare (Arnavut koj), deri tek ura e dytë e Stambollit (ura e sulltan Mehmetit të II) ku ndodhet edhe kalaja Rumeli, e ndërtuar si masë paraprake për pushtimin e Stambollit, vilat ku janë xhiruar serialet më të famshme turke, saraji veror i sulltanëve, kulla e vashës që gjendet në mes të detit pranë lagjes Yskydar) Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:Mëngjesi në Hotel. Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Stambolli në 10:45. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 11:30.

Nisja çdo të Premte
Kujdes:Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë te vlefshme për 6 muaj pas datës së kthimit.
Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport

OPSIONALE:
1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €5.
2. Shtesë për Darkë €30 për 3 netë.
3. Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €30, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.

Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Stamboll - 4Dite
Kodi Ofertës :
O-ETR-109
Tipi Ofertës :
Mëngjes
Kategoria Ofertës :
Stamboll 4 Dite, 3, 10, 17, 24,31 Korrik 259 €
Kohëzgjatja :
3 Net dhe 4 Ditë
Nisja e Radhës :
03/07/2020 - 06/07/2020
Transporti :
Avion
Shteti, Qyteti/Zona :
Turqi
Cmimi Ofertës :
Nga 259 Euro/Personi
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2020© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania