Motorri Kerkimit

Bileta Trageti Online

Bileta per Evenimente Sportive dhe Kulturore

Makina me Qera 25%

Newsletter
Për më shumë informacione rreth sistemit të njoftimeve, klikoni këtu.
eTour ne Facebook

eTour ne Twitter
Ishulli i erezave Zanzibar All Inclusive

Kodi Ofertës: O-ETR-731 Hoteli Ofertës: Uroa Bay Beach Resort
Kategoria Ofertës: PAKETA MUAJ MJALTI Vendi: Zanzibar, Tanzani
Udhëtimi Radhës: Data të Papërcaktuara || Qëndrimi Papërcaktuar
Transporti: Avion
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment Komente
Për momentin nuk ka asnjë datë të paracaktuar për këtë udhëtim. Nëse jeni të interesuar për këtë paketë turistike, ju lutemi të na kontaktoni për detaje të mëtejshme! Klikoni këtu për të na kontaktuar.
Zanzibari “ Spice Island” ose i quajtuar ndryshe : Ishulli i erëzave” për shkak të llojeve të ndryshme të erëzave të rritura aty.

Zanzibari kohët e fundit, aty është bërë një destinacion popullor turistik që kryesisht vizitohet prej të ardhurish nga e gjithë bota. Historia e pasur, erëza, plazhe me rërë të bardhë dhe oqean blu, janë tiparet e Zanzibarit, një ishull në Tanzani në anën lindore të Afrikës.
Zanzibari është destinacioni i përkryer nëse po kërkon ajër të freskët, plazhe të pastra që ju lënë pa frymë nga bukuria, kulturë unike dhe kuzhinë të shijshme ku pëdoren erëzat lokale me famë botërore.

Nëse po kërkoni një eksperiencë që jetohet një herë në jetë, atëherë ja disa nga arsyet, që mund t’ua lehtësojnë vendimin se ku t’i kaloni pushimet e ardhshme.

1. Plazhe të ëndrrave
Kjo është gjëja e parë që do ta vërejnë të gjithë ata që do të vizitojnë arqipelagun e Zanzibarit. Ndalesa juaj kryesore rekomandohet të jetë ishulli Unguja. Është e njohur ndërkombëtarisht si “ishulli Zanzibar”. Bregu i gjatë me plazhe mban mbi rërën përallore mijëra turistë vit pas viti. Aty mund të bëni kajak, skijim në ujë dhe surf në erëra – zhytje ose thjesht shijimi i ujit magjik me ngjyrë turkuazi nuk janë ide të këqija po ashtu.

2. Moti eshte thjesht PERFEKT !
Të gjithë e dimë si është moti te ne, por klima e ngrohtë në Zanzibar do t’iu bëjë të ndiheni shumë mirë. Qyteti është afër ekuatorit, kështu që klima verore është përgjatë gjithë vitit – e që do të thotë se Zanzibari nuk vizitohet vetëm verës. Ajo që do ju bëjë të ndiheni ndryshe nga i ngrohti bezdisës mesdhetar dhe kontinental janë erërat tropikale të cilat janë shumë të freskëta dhe që do t’iu bëjnë të mos e ndjeni të nxehtin. Mos bëni panik për shiun, sepse muajt me më së shumti shi janë prilli dhe maji, por shiu nuk zgjat aq shumë. 

3. Kuzhina e shijshme dhe ushqimi i mrekullueshem i detit 
Sigurisht, sa herë që vizitoni një qytet, e keni të patjetërsueshme që të provoni specialitetet lokale. Zanzibari ofron një gjë të mirë për secilën shije, e për këtë mund ta pyesni me garanci kë do që ka vizituar këtë arqipelag.
Orizi i famshëm, Pilau, ka shije të mrekullueshme. Ditto është koleksioni i ushqimit të detit. Por, edhe nëse është peshk mbretëror, mish ose pulë pilau, ushqimi në Zanzibar shijon në mënyrë perfekte. Produktet e pjekura janë po ashtu tepër të shijshme. Turistë të ndryshëm që kanë vizituar Zanzibarin shtojnë se specialitetet e Zanzibarit janë sezonale me një koleksion të mirë të erëzave të vendit që i shtojnë një aromë të parrezistuesme secilit ushqim.
4. Histori e pasur dhe trashegimi kulturore
Nje prej menyrave me te mira per te kuptuar nje popull eshte te mesoni per te kaluaren e tij. Zanzibari eshte nje qytet kosmopolitan me nje histori fashinante dhe trashegimi kulturore. Nga ushqimi i detit e deri te arkitektura, edhe menyra e te veshurit dhe besimi fetar reflekton interaksion te pasur historik me arabet, evropianet dhe afrikanet. Nga mbreterit e hershem, sidomos gjate kohes se Perandorise se Omanit e pergjate pervojes koloniale dhe se fundmi, qyteti mund te thuhet se ka perjetuar nje histori dhe trashegimi transkulturore qe definon natyren kosmopolitane dhe e ben kete vend te dalluar ne Afriken Lindore.

5. Eshte Kenaqesi !
Në Zanzibar, opsionet tuaja për aktivitete të kënaqësisë janë të mëdha. Mund të kënaqeni në Dhow Safari duke lundruar me barkën Swahili, të qëndroni në kafeteri dhe të kënaqeni me muzikën e Zanzibarit, Taarab.
Mund të eksploroni muzeun dhe monumentet, të bëni shoping dhe gjërat më të preferuara – shijimi i ushqimit me erëzat e përkryera lokale dhe t’i gëzoni plazhet perfekte. Ka aktivitete të pafundme me sportet ujore ku mund të angazhoheni, nga zhytja, peshkimi në ujin e thellë e deri te kajaku e lundrimi në varkat e vogla nga druri. Noti dhe relaksimi në ujërat e ngrohtë, apo surfimi me erë, skijimi me ujë, e ecja nëpër plazh – e garantuar është, do të kënaqeni tej mase.

Periudha 27Gusht - 3 Shtator

Paketa 1: Uroa Bay Beach Resort 4* 
Akomodim : Dhome standarte  - duke filluar nga  1599€ /person

Paketa 2: Sea Cliff Resort & Spa 5*
Akomodim : Dhome standarte  - duke filluar nga  1799€ /person 

Paketa 3: Blue Bay Beach Resort & Spa 5* 
Akomodim : Dhome standarte  - duke filluar nga  1900€ /person

Paketa 4: Royal Zanzibar Beach Resort & Spa 5* 
Akomodim : Dhome standarte - duke filluar nga  2099€ /person

Paketa 5: Melia Zanzibar 5* 
Akomodim : Dhome standarte - duke filluar nga  2439€ /person

Ne cmim perfshihet: 
➤Fluturimi vajtje ardhje 
➤Akomodimi ne nje nga resortet 4/5 yje 
➤Ushqimi: All Inclusive ( Mengjes+dreke+darke+pije alkoolike dhe joalkoolike vendase)
➤Perdorimi i faciliteteve te resortit

Shenim: Transferta nga aeroporti ne hotel  ekstra pagese.
Kujdes: Oferta eshte momentale...! Per data dhe hotele te tjere kontakto " 𝓔𝓽𝓸𝓾𝓻 " .......𝓦𝓮 𝓛𝓸𝓿𝓮 𝓣𝓻𝓪𝓿𝓮𝓵𝓵𝓲𝓷𝓰❤

Detajet e Kontaktit
Agjensia Turistike
eTour.al
Telefon :
+355 67 20 300 10
E-mail :
info@etour.al
    
Orari Punës :
Hënë - Premte :
08:00 - 18:00
Të Shtunë
09:00 - 17:00
Të Djelë :
10:00 - 16:00
Informacion Përmbledhës
Emri Ofertës :
Ishulli i erezave Zanzibar
Kodi Ofertës :
O-ETR-731
Tipi Ofertës :
All Inclusive
Kategoria Ofertës :
PAKETA MUAJ MJALTI
Kohëzgjatja :
Qëndrimi Papërcaktuar
Nisja e Radhës :
Data të Papërcaktuara
Transporti :
Avion
Shteti, Qyteti/Zona :
Tanzani
Cmimi Ofertës :
Na Kontaktoni për Cmimin
Lini një koment për këtë ofertë
eTour.al 2011 - 2024© Te gjitha te drejtat e rezervuara! Fotografite jane ilustrative dhe jane e drejte e subjekteve ne fjale. Te drejtat e rezervuara per fotografite me logon e eTour.al dhe per te gjitha tekstet ne kete faqe. Perpara se te perdorni keto tekste apo fotografi, duhet te merrni aprovimin tone.
Kontrata për paketat turistike | Mbrojtja e të dhënave | Të Drejtat dhe Detyrimet |
Developed and Designed by Albmania